Futbollistët e FC Shkupi po vazhdojnë të shkëlqejnë në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Dhe, një prej yjeve kryesore të skuadrës është edhe portieri, Artan Iljazi, kapiten i FC Shkupi.
Portieri kumanovar ka hiç më pak se tri ndeshje pa u mposhtur, dhe të tri këto ndeshje të vështira.
Së pari ishte ndeshja me Bregallnicën e Shtipit në Çair (1-0), më pas ishte edhe ndeshja ndaj Rabotnickin (3-0) ku ai mbeti i pamposhtur.
Dhe, të dielën ndaj Vardarit në duelin e madh të sezonit, kundër Vardarit 2:0, ai mbeti sërish i pamposhtur duke bërë disa intervenime shumë të mira.