Jude Bellingam është kthyer në një nga protagonistët e futbollit europian në vitet e fundit dhe me zbarkimin te Real Madrid, vlerësohet padyshim si një nga yjet e të ardhmes. Por historia e anglezit mund të kishte qenë tërësisht ndryshe nëse klubi i Chelsea do të kishte dëgjuar këshillat e Frenk Lampard.
Ky i fundit, duke folur në podkastin e Xhon Obi Mikel, ka zbuluar se në vitin 2020, kishte tentuar të afronte mesfushorin në radhët e bluve, ku ai ishte asokohe trajner.
“Ai djalosh është i pabesueshëm.
Të bësh disa gjëra në një skuadër si Real Madrid dhe të përballosh të gjithë trysninë që rrjedh nga kjo, në moshën e tij…
Kur isha trajner i Çelsit, u mundova në mënyrë të dëshpëruar që ta merrja në ekip.
Ma kishte treguar Xhim Frejzër nga akademia, isha i ekzaltuar dhe ai ishte vetëm 17-vjeçar.
Por nuk ia dola që të bindja ata lart që të shpenzonin 20 milion paund për një futbollist të moshës së tij. Në momentin aktual, nuk arrij të shoh limitet e tij, më kujtohet edhe që takova manë dhe babain e tij, ai është një lojtar me këmbë në tokë”, tregoi Lampard.