Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën.
Klubi i Bundesligës, Hofenheimi, ka njoftuar se Berisha ka lënduar gjurin.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen.
Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hofenheimit nga Augsburgu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend titullar. Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.