Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor te Lille.
Klubi francez njoftoi sot se çmimi i më të mirit për muajin tetor i takoi reprezentuesit të Kosovës.
Gjatë muajit tetor, Zhegrova u paraqit në gjashtë ndeshje në total, në Ligue 1 dhe në Ligën e Konferencës.
24-vjeçari kontribuoi me katër asistime dhe një gol.