Shkualifikimi i Tonalit ka lënë pasoja te Newcastle, me anglezët që tani po mendojnë për merkaton e janarit.
Së fundmi, mediet franceze kanë raportuar për një interes konkret për futbollistin e Lyon, Rayan Cherki.
Lyon po kalon një moment krize në Ligue 1 dhe kjo ka bërë që talenti francez të mendojë largimin, por Newcastle nuk është skuadra e vetme e interesuar për Cherki, kjo pasi në garë është edhe Manchester United.
Gjithsesi, Newcastle ka lëvizur konkretisht dhe ka nisur kontaktet, madje prej javësh po e monitoron lojtarin nga afër.