Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka marrë vendim sa i përket Christopher Nkunkut, nëse lojtari do të përfshihet për ndeshjen e radhës në Premier Ligë kundër Manchester Cityt.
Chelsea e pret Cityn në “Stamford Bridge” më 12 nëntor me fillim nga ora 17:30.
Bëhet e ditur se vendimi i Chelseat është që të mos rrezikojë me rikthimin e Nkunkut në fushë.
Rikthimi i yllit francez nuk pritet që të ndodhë këtë vikend kundër Manchester Cityt.
Chelsea po planifikon ta ketë Nkunkun në skuadër pas ndeshjeve me kombëtare.