Një shqiptar do të jetë sot protagonist në Ligën e Kampioneve

Futboll

Një shqiptar do të jetë sot protagonist në Ligën e Kampioneve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:00
Sokol Jareci

Një shqiptar do të jetë sot protagonist në Ligën e Kampioneve, bëhet fjalë për Shefin e Sektorit të Gjykimit në FSHF, Sokol Jareci, të cilin UEFA e ka dërguar të vëzhgojë një gjyqtar i cili në këto momente po bën bujë në Angli më “bëmat” e tij.

Jareci është caktuar vëzhgues gjyqtarësh në ndeshjen Real Sociedad-Benfika që zhvillohet në Spanjë, ku kryesor i sfidës do të jetë anglezi Entoni Tejlor, protagonisti absolut në javët e fundit në futbollin anglez.

Fillimisht ai dha një penallti të paqenë në ndeshjen mes Njukasëll dhe Ullvërhempton në Premier Ligë, duke bërë që të dënohej me zbritjen një kategori më poshtë. Por edhe në Championship, gjyqtari nuk bëri mirë pasi akordoi një penallti shumë të diskutueshme që i dha fitoren 3-2 Preston ndaj Koventry, duke sjellë polemika të tjera.

Këto episode në dy javët e fundit nuk kanë penguar UEFA-n që të caktojë këtë gjyqtar si kryesorin e ndeshjes së sotme dhe për Jarecin, do të ketë shumë punë për të vëzhguar me detaj sjelljen e tij, duke pasur parasysh të gjitha polemikat që kanë lindur rreth britanikut, pasi sfida në fjalë mund të jetë përcaktuese për kualifikimin në këtë grup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat