Talenti shqiptar, Enis Tozaj, gjeti rrugën e rrjetës në futbollit italian, me fanellën e Avelinos.
Sulmuesi i datëlindjes 2004, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U-19, arriti të shënonte golin e parë në triumfin 3-1 që Avelino arriti në shtëpi ndaj Foxhias, në Coppa Italia Serie C.
Tozaj zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Avelinon.
Sulmuesi numëron 2 paraqitje me Kombëtaren U-19, teksa është një produkt i akademisë të Sampdorias.