Drilon Hodaj është operuar dhe pritet së shpejti të rikthehet në fushën e blertë.
Portieri Hodaj është më i merituari që Liria ishte rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
“Operohet me sukses Hodaj
Portieri i Lirisë Drilon Hodaj, është operuar sot.
Ai, ka patur intervenim kirurgjikal në meniskusin dhe kërcin e gjurit të majtë.
Dr.Agron Mahmuti, ka kryer këtë intervenim me sukses.
Sipas tij, Driloni do të kthehet në fushë pas tre muajve.
Intervenimi u bë në Spitalin Royal Medical.
Klubi i dëshiron Drilonit, kthim të shpejtë në fushën e blertë”, njofton FC Liria.