Asnjë minutë për Vrionin

Futboll

Asnjë minutë për Vrionin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:08
New England Revolution

Asnjë minutë për Vrionin!

New England Revolution u eliminua nga “play off”-i për të fituar titullin në MLS, duke u mposhtur dhe në shtëpi nga Philadelphia Union me rezultatin 0-1.

Xhakomo Vrioni nuk u aktivizua asnjë minutë nga tekniku i skuadrës amerikane, edhe pse ekipi i tij duhet të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë.

Kështu sezoni për Vrionin dhe New England është mbyllur përfundimisht, ndërsa Philadelphia do të ndeshet në çerekfinale me Cincinnatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat