Arsenal mposhti 2-0 skuadrën e Sevilla, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Champions League. Sukses që ngjit “topçinjtë” në krye të grupit me 9 pikë dhe shumë pranë kualifikimit.
“Jemi të kënaqur me fitoren, pasi treguam epërsi në fushë ndaj një rivali të fortë dhe merituam 3 pikët.
Jemi të parët por ende jo 100% të kualifikuar, ndaj duhej përqendrim në takimet e radhës”, tha trajneri Mikel Arteta.
Në këtë ndeshje, mesfushori Bukayo Saka, autor i një prej golave, la fushën i dëmtuar, por trajneri spanjoll shprehet se nuk është dëmtim i rëndë. “Ishte vetëm një goditje. Mjekët më thanë se Saka nuk donte të vazhdonte.
Ai kishte disa shqetësime, por shpresoj se ai do të jetë mirë”, tha Arteta.
“Unë jam vërtet i kënaqur me performancën e Saka”, tha Arteta, që i pyetur nëse 22-vjeçari ka lindur me elasticitet ndaj faulleve, shtoi me shaka: “Lindur?! Ai po mësohet me të! Kjo nuk do të ndryshojë me mënyrën se si ai tërheq lojtarët“.