Jasharovski; Jam i lumtur. Ju tregoj kujt ia dedikoj golin

Futboll

Jasharovski; Jam i lumtur. Ju tregoj kujt ia dedikoj golin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:23
Pamje nga ndeshja

Voska Sport është plasuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, pasi në Shtip mposhti Bregallnicën me rezultat 0:1.

Pas ndeshjes ka folur heroi i takimit, Alen Jasharovski, i cili u shpreh:

“Jam shumë i lumtur për këtë sukses të madh, këtë sukses historik të F.C Voska Sport skuadër kjo që për herë të parë do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Gjithsesi se jam shumë i lumtur për golin e shënuar, për më tepër që i njëjti edhe vendosi fatin e këtij takimi”.

Ai ka një dedikim për golin.

“Golin i’a dedikoi Verim Kabës, i cili më jep shumë përkrahje në secilën ndeshje, kudo që të luajmë, por kuptohet edhe gjithë tifozëve të F.C Voska Sport, që gjithnjë janë pranë nesh dhe me siguri se edhe ata janë pjesë e këtij suksesi historik”, theksoi Jasharovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat