Juventus “përvesh mëngët” për janarin

Futboll

Juventus “përvesh mëngët” për janarin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga një ndeshje

Juventus duket se gati goditjen e parë për merkaton e janarit. Bardhezinjtë kanë marrë “dritën jeshile” nga Manchester City për të avancuar në tratativat mbi Kalvin Phillips. Anglezët janë të gatshëm ta lejojnë lojtarin të largohet nëpërmjet formulës së huazimit, ashtu siç dshiron pala italiane.

Një tjetër aspekt pozitiv është edhe miratimi i vetë Phillips mbi këtë lëvizje.

Mesfushori i kombëtares së Anglisë nisur nga fakti që nuk ka shumë minuta të rezervuara nga Pep Guardiola, është shprehur i gatshëm për të ndryshuar ambient në janar. Europiani i verës është një shtysë më shumë për Phillips që nëpërmjet Juventusit pretendon të mos humbasë rëndësinë edhe në mesfushën e “Tre Luanëve”.

Në këtë formë, gjithçka duket gati dhe drejtuesit e Juventus kanë “përveshur mëngët” për të pëfunduar këtë tratativë. Phillips do të ishte një “armë” më shumë për trajnerin Massimiliano Allegri që në repartin e mesfushës humbi papritur dy lojtarë si Pogba e Fagioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat