Interi arrit të kualifikohej nga grupet e Ligës së Kampionëve, duke mundur në transfertë Salcburgun me rezultatin 0-1. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat e futbollistëve zikaltër pas kësaj sfide.
ZOMER 6,5 – Me grushte, në daljet e tij poshtë edhe lart. Salcburgu nuk krijoi raste të mëdha shënimi, por zvicerani është gjithnjë.
BISEK 6,5 – Debutim si titullar tek Interi, por edhe në Champions. I vëzhguari special bllokon, por bën edhe një goditje në portë. Kartoni i verdhë i kushton dushin më herët (nga 46′ De Vraj 6 – Më pak i vrullshëm se gjermani, por gjithnjë i pastër).
AÇERBI 6,5 – Bllokoi Halandin, jo më një të ri të talentuar si Simiç. Asnjë gabim.
BASTONI 6,5 – Shiriti i kapitenit dje i takoi atij, për herë të parë. Nuk është një bomber, por goli i munguar në pjesën e parë ngelet një peng.
DARMIAN 6,5 – I vetmi që kudo ta vendosësh nuk zhgënjen. Paska një klient luksi, por e përballon mirë. Shfaqet edhe në fazën sulmuese.
FRATEZI 6 – Me dy fytyra: Sulmon mirë në thellësi, më pak shkëlqim në manovër.
ÇALHANOGLU 5,5 – Gjithnjë në zemër të Interit, por hapi pas nga paraqitjet e fundit është i dukshëm. I pasaktë, shumë madje. Pak intuitë. Një mbrëmje që i ndodh të gjithëve (nga 61′ Asllani 6,5 – Tri fakte përbëjnë një provë: hyn sërish dhe shkëlqen. Hapje loje filtruese, edhe një goditje fantastike nga distanca që për pak zhbllokoi ndeshjen. Titullar me Frosinonen).
MIKHITARIAN 5 – Njeriu që nuk pushon kurrë dhe pak ndihet në këmbët e tij (nga 68′ Barela 7 – Hyn, xhonglon, vrapon dhe fiton penalltinë e mbrëmjes.
AUGUSTO 6 – Duel me armë të barabarta me Dediç, një prej talenteve më interesante të skuadrës austriake (nga 86′ Dimarko, pa notë).
TURAM 7 – Vrapim, driblim, punon aq shumë për shokët sa humbet qetësinë përpara porte kur i vjen radha e tij. Largohet mes duartrokitjeve të Inzagit.
SANÇEZ 6 – Kudo dhe askund. Nuk arrin të orientohet ose e bën me pjesë (nga 68′ Lautaro 7 – Pak më shumë se 20 minuta përtë përplasur të gjithë mbrojtjen austriake. Godet një traversë, shënon një penallti. Ka kohë të shpërdorojë edhe golin e dytë).
TRAJNERI INZAGI 7 – Në Europë është një garanci, por nuk e zbuluam mbrëmë. Për të tretin vit radhazi pret biletën në 16 më të mirat, këtë herë më herët se zakonisht. Duket normale, por nuk është. Tjetër konfirmim. Zëvendësimet i godet të gjitha.