A ishte fitorja me Parisin një mënyrë e mirë për të dalë nga kriza?

Futboll

A ishte fitorja me Parisin një mënyrë e mirë për të dalë nga kriza?

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:28
Milani

Pas adrenalinës së ndeshjes, Stefano Pioli ka pasur kohë të reflektojë.

Sigurisht, kohë e paktë, pasi në diçka më shumë se 48 orë Milani do të zbresë përsëri në fushë kundër Leçes në një ndeshje të vlefshme për Serinë A. Ndërkohë, trajneri ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin e klubit.

A ishte fitorja me Parisin një mënyrë e mirë për të dalë nga kriza?

"Djemtë kanë folur mes tyre dhe luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Nuk jemi ata që humbën me Udinezen dhe kjo u pa qartë. Rëndësi pati qasja, por edhe tifozët.

Nuk duam t’i mërzisim kurrë, sepse ata gjithmonë na kanë mbështetur. Na dhanë shumë energji dha ia shpërblyem.", tha Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat