Për Kristian Eriksenin emocionet e ndeshjes me Kopenhagenin ishin të përziera mbrëmjen e djeshme..
Mesfushori i Mançester Junajtidit u rikthye në stadiumin “Parken”, atje ku përjetoi atë natë dramatike në qershorin e vitit 2021, ku një arrest kardiak për pak sa nuk i mori jetën ndërsa kapiteni i Danimarkës luante kundër Finlandës.
31-vjeçari ka luajtur disa herë në këtë stadium, por për herë të parë kundër Kopenhagenit, ndërsa ai vlerësoi atmosferën speciale që krijohet në stadiumin e vogël të kryeqytetit të Danimarkës:
“Unë nuk kam luajtur kurrë kundër Kopenhagenit këtu.
Kam luajtur vetëm me kombëtaren dhe e di çfarë atmosfere speciale krijohet”.