Cardinale: Me fitoren ndaj PSG-së i treguam botës se çfarë jemi

Futboll

Cardinale: Me fitoren ndaj PSG-së i treguam botës se çfarë jemi

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Cardinale

Nesër, Milani do të niset për në Lecce, ku të shtunën do të kërkojë pikë, për t’u rikthyer në luftën e titullit, ndërsa Gerry Cardinale do të hipë në një aeroplan për në SHBA. Të dyja palët do të udhëtojnë me një valixhe plot siguri. Ato të “RedBird” iu shtohen të tjerave, “të pjekura” në muajt e parë të sezonit të kuqezinjve.

Milani është një ekip i ri, i rinovuar thellësisht nga merkatoja e fundit, por plot potencial dhe me një trajner që e ka në kontroll (dhe për këtë arsye, në dy javët e vështira mes humbjeve ndaj Juves dhe Udineses, nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje nga pronarët). Fitorja e parë në këtë Champions League, e cila mbërriti kundër PSG-së së Mbappe, është sinteza e përsosur.

Ky Milan ka burra dhe ide për t’u bërë i madh, për të konkurruar në të gjitha frontet. “Djemtë tanë i treguan Europës dhe botës ndaj PSG se janë në gjendje të shprehen në nivelet më të larta të skenës ndërkombëtare, – tha Cardinale për “Gazzetta dello Sport”. – Jam i lumtur për ekipin dhe tifozët tanë, që luajtën një rol të rëndësishëm si ‘lojtari i 12-të’ në këtë fitore të madhe. Jam shumë krenar për gjithçka që tregon më të mirën e Milanit”.

Kjo fitore e “Djallit” solli një festë të paparë në tribunat në “San Siro” mes CEO kuqezi Giorgio Furlani, anëtarit të bordit Gordon Singer dhe presidenti Paolo Scaroni. Edhe pronari Cardinale e lejoi veten të festonte si ultras, njësoj si 75 mijë tifozët e tjerë në stadium.

Cardinale i këtij viti të dytë në krye të klubit milanez thirri “Forza Milan” nën sytë e presidentit amerikan, Biden, e ndoqi ekipin në shtëpi dhe jashtë (2-1 në ‘Olimpico’ kundër Romës), po merret personalisht për stadiumin e ri dhe në verë ristrukturoi organizatën drejtuese të klubit. Me rikthimin e Ibrës, hierarkia drejtuese do të kompletohet.

Megjithatë, kini kujdes, sepse Zlatan do të jetë një figurë “pa limite “, duke pikëtakuar dy entitetet që raportojnë te Cardinale. Ai nuk do të ketë një pozicion menaxherial në organikën e klubit. Roli i suedezit, ndoshta ai i këshilltarit, mund të përfshihet në një farë mënyre në galaktikën e fondit amerikan që zotëron Milanin.

Te kuqezinjtë, Ibra do të jetë në gjendje të lëvizë në fusha të shumta, nga skautimi i talenteve të rinj deri te bashkëbiseduesi i Piolit për çështjet në fushë dhe në dhomën e zhveshjes. Zlatan do të rikthehet të frekuentojë Milanello, do t’i ofrojë këndvështrimin e tij trajnerit dhe lojtarëve, me të cilët do të bisedojë (për shumë prej tyre, që u stërvitën dhe luajtën me Ibrën, do të jetë si një vit pas).

Kështu, Ibra do të jetë ende në gjendje t’i japë shumë klubit të vetëm që i ka rrëmbyer zemrën, mes shumë klubeve për të cilat ka luajtur në karrierën e tij 25-vjeçare. Kjo është një mundësi për rritje edhe për të. Tani që Zlatan është gati të zgjerojë horizontet e tij përtej futbollit, është më mirë të lëvizë me një busull. Të ndjekë Cardinale është busulla që i tregon rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat