Të hënën e 13 nëntorit dalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni - Angli

Futboll

Të hënën e 13 nëntorit dalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni - Angli

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:02
Tifozët

Të hënën, më 13 nëntor, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Anglisë në arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje do të kushtojë nga 400 dhe 600 denarë.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Angli do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets me prezencë fizike të blerësve.

Një biletë për ndeshjen kërkohet edhe për fëmijët, pavarësisht nga mosha e tyre.

MAQEDONI – ANGLI (Arena “Todor Proeski”, 20 nëntor, ora 20:45)

Tribuna e Veriut

Blloku 13 dhe 19 – 400 den

Blloku 14, 18, 20 dhe 24 – 600 MKD

Tribuna jugore

Blloku 1 dhe 6 – 400 denarë

Blloku 2, 3, 4 dhe 5 – 600 denarë

Tribuna perëndimore

Blloku 25, 26, 27, 28, 29 dhe 30 – 400 MKD

Biletaria e Arenës “Todor Proeski” do të jetë e hapur në datat 18, 19 dhe 20 nëntor nga ora 10:00 deri në 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat