Tifozët e klubit të futbollit Zara, ish - anëtar i ligës së parë kroate, kanë pushtuar stërvitjen e ekipit të tyre, dhe shkak janë bërë këngët e këngëtarit serb, Mile Kitiq.
Kroatët nuk durojnë këngën e serbit dhe kanë ndërprerë stërvitjen.
Sipas portalit lokal “zadarski.slobodnadalmacija”, rreth 15 anëtarë të grupit të tifozëve “Tornado” futen në stadium për të shprehur pakënaqësinë e tyre pasi futbollistët e skuadrës që mbështesin festuan fitoren ndaj Omishit me këngët e serbit.
Në bisedën mes tifozëve dhe lojtarëve ka marrë pjesë edhe presidentja e klubit Iva Bokanoviq, e së shpejti ka dalë edhe policia që u ftua nga dikush prej klubit.
“Tornado” konfirmoi jozyrtarisht se nuk e ka pëlqyer festën me këngët e Mile Kitiqit, por thonë se është pika e fundit në marrëdhëniet e këqija mes tifozëve dhe klubit.