I pranishëm në studiot e “Sky” pas fitores së Milanit ndaj PSG-së, ish-trajneri Fabio Capello komentoi paraqitjen e kuqezinjve duke mos i kursyer elozhet.
“Ku kishte shkuar ky Milan në javët e fundit? Sa ndeshje e bukur.
Leao ishte spektakolar, por të gjithë ishin të mrekullueshëm. Përgëzime për Piolin që nxori në fushë një ekip shumë të motivuar.
Edhe “San Siro” ishte spektakolar në të gjitha aspektet, tifozët nuk ishin lojtari i 12-të, por i 13-të në fushë. Ndeshje e paharrueshme për Milanin”, shpjegoi Capello.