Sulmuesi i Ballkanit, Nazmi Gripshi pati disa raste të mira shënimi, por ka thënë se nuk e patën edhe fatin me veti.
Ai ka vlerësuar se Ballkani ishte ekip më i mirë, por nuk mjaftoi vetëm loja e mirë. Tutje Gripshi ka falenderuar tifozët shqiptarë të cilët i motivuan gjatë gjithë ndeshjes.
“E vërtetë që kemi bërë ndeshje nga më të mirat jashtë fushës tonë.
Sot mungoi vetëm goli. Kemi dominuar në shtëpi të Astanas, e kemi mbajtur topin.
Megjithatë, na mugoi fati për të marrë trepikësh.
Pata rast të mirë por futbolli është kështu, nuk shënova dot por ishte edhe meritë e portierit.
Pata hapësirë, gjuajta, duhej të shënoja por fati nuk ishte me ne. Sot treguam se jemi ekip më i mirë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhej konkretizuar rastet”, ka thënë Gripshi.