Bayer Leverkusen nuk ka të ndalur edhe në fazën e grupeve në Europa League.
Bayer ka fituar në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Qarabag të Azerbajxhanit.
Fitore në frymën e fundit dhe falë penalltisë.
Futbollisti Boniface ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 90+4.
Xhaka si zakonisht nga minuta e parë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.
Bayer kryeson me 12 pikë në Grupin H, pasojnë Qarabag me 6, Molde 3 dhe Hacken 0 pikë.