Juxhin Xhaja ishte arbitri kryesor i PAOK-Aberdeen, takim i vlefshëm për grupin G në Conference League.
Dueli i luajtur në Selanik ishte i mbushur me gola dhe emocione.
Sfida përfundoi në barazim 2-2, rezultat që mban grekët në krye të grupit me 10 pikë. Një më shumë se Eintracht Frankfurt.
Me dy skuadrat që u kualifikuan më tej.
Arbitri shqiptar kishte si ndihmës dyshen Dojando Myftarin dhe Rejdi Avdon. Ndërkohë që arbitri i katërt ishte Olsion Yzeiraj.
Xhaja tregoi pesë herë kartonin e verdhë, në tri raste për vendasit dhe dy për skocezët.
Arbitra shqiptarë edhe në Europa League, aty ku Enea Jorgji është përzgjedhur si kryesori i sfidës Sportingu i Lisbonës-Rakow. Asistentë do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. I katërt Florian Lat.