A do të mundet Muller ta thyejë rekordin e CR7 në Champions?

Futboll

A do të mundet Muller ta thyejë rekordin e CR7 në Champions?

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 13:07
Bayerni

Bayerni i Mynhit fitoi sërish në Champions League, këtë herë në shtëpi kundër Galatasaray-t dhe tashmë ka 17 fitore në 17 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Në dy edicionet e fundit bavarezët grumbulluan të gjitha pikat e mundshme dhe në këtë edicion janë në rrugë të mbarë për të bërë të njëjtën gjë.

Thomas Muller nuk ishte titullar në ndeshjen e fundit, por hyri në lojë në minutën e 40-të për të zëvendësuar Musialën e dëmtuar dhe për të ndihmuar ekipin e tij të siguronte kualifikimin në fazën e 1/8-ve, si dhe vendin e parë në grup.

Lojtari i Bayernit tani ka 102 fitore në Champions League, duke kaluar Iker Casillasin si lojtari i dytë me më shumë fitore në kompeticion. Ish-portieri spanjoll ka 101 fitore, 87 me Realin e Madridit dhe 14 me Porton.

Rekordin vazhdon ta mbajë Cristiano Ronaldo, i cili ka 115 fitore në ligën e milionerëve me fanellën e Manchester United, Realit të Madridit dhe Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat