Skuadra e Freibugut e ka deklasuar me rezultat 5:0 ekipin serb TSC.
Skuadra gjermane është në vend të dytë me 7 pikë dhe ka dy me pak se lideri i Grupit A në Europa League, West Ham.
Pamfleti serb “Kurir” shkarravit duke shkruar: “Flamuj shqiptarë, edhe pse në skuadrën gjermane nuk luan asnjë shqiptar, por shihet se qëllimi kryesor i tyre ishte provokimi”.
Flamuri kombëtar dhe brohoritje Kosova nga disa tifozë (shqiptarë) i ka sikletuar disa media serbe duke e qarë hallin e klubit nga Baçka Topola.