Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Në listën e Glihës janë 23 futbollistë, teksa emra të rinj janë portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni dhe sulmuesi i skuadrës zvicerane, Stade Lausanne-Ouchy, Alban Ajdini.
Dardanët sfidën e parë do ta kenë më 12 nëntor kundër Izraelit, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45. Më pas do të udhëtojnë në Bazel, ku do të luajnë kundër Zvicrës më 18 nëntor, derisa më 21 nëntor do të luajnë kundër Bjellorusisë në shtëpi.
Në ditën e parë të grumbullimit përzgjedhësi Gliha ka paraparë stërvitje në palestër në hotel, derisa të shtunën do të kryhet stërvitja zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.