Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani është gati të tentojë përsëri Xhonatan Davidin.
Me më shumë vendosmëri dhe pa pritur merkaton e verës pavarësisht se në qershor lojtarit do t’i mbetej vetëm një vit në kontratë.
Krahasuar me verën e kaluar, kur Lila kërkonte 60 milionë euro, tani kërkesa me siguri do të ulet, edhe pse francezët do të kërkojnë sërish të paktën 40 milionë.
Një figurë e rëndësishme, por sigurisht më e aksesueshme për “Djallin” që e di mirë se duhet të bëjë një investim të rëndësishëm nëse dëshiron të sjellë një qendërsulmues të madh për të tashmen dhe gjithashtu për të ardhmen.
Emri i fundit të çon direkt tek Asan Uedraogo, një talent 17-vjeçar i Shalke 04. Mesfushor modern, ai tashmë ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh.
Kuqezinjve u ka ecur mirë me gjermanët: vetëmmendoni për Malik Çaun, i cili tani është bërë një lojtar kyç në mbrojtje. Pioli vlerëson shumë aftësitë e djaloshit, i aftë për të ndërthurur shpejtësinë dhe teknikën.
Pa harruar vëmendjen e madhe gjatë fazës së ndërtimit.
Djaloshi po shkëlqen në Bundesligën 2 dhe kuqezinjtë së shpejti do të takojnë menaxherët e djaloshit të lindur në vitin 2006 për të tentuar parakalimin e konkurrencës me në krye Bajernin e Mynihut.
Në veçanti këta të fundit kanë një avantazh të vogël ekonomik: për ta klauzola është pak më e ulët, e barabartë me rreth 12-15 milionë euro.
Skenar kompleks, sepse në kontratën e Uedraogos ka edhe një klauzolë tjetër, e cila do të zbatohet në verën e vitit 2024 e që ndryshon sipas madhësisë së klubit blerës dhe mund të arrijë në 20 milionë.
Ky ndërlikim shtyn kuqezinjtë që në janar të tentojnë Matija Popoviçin, mesfushor qendre te Partizani i Beogradit që në janar do të mund të lirohet falas. I njëjti burim konfirmon se kuqezinjtë kanë dërguar një vëzhgues për të ndjekur nga afër 17-vjeçarin që konsiderohet talenti më i madh aktualisht në Ballkan.