Sulmuesi Mërgim Berisha do të jetë jashtë fushës për shumë muaj, ka njoftuar skuadra e tij, Hoffenheim.
Berisha ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë në stërvitje dhe do të operohet.
“Ky është një lajm i keq. Mërgimi ka treguar përmirsim të madh së fundmi dhe ka treguar se mund të jetë opsion i fuqishëm për sulmin tonë”, ka thënë drejtori i Hoffenheimit, Pirmin Schëegler.
“Natyrisht, ne do ta përkrahim Mërgimin dhe shpresojmë që ai të kthehet në fushën e lojës sa më shpejtë që është e mundur”, ka shtuar ai.
25-vjeçari u transferua te Hoffenheimi ku ka zhvilluar dhjetë ndeshje.