Ferizaj ka shënuar fitoren e tretë rresht në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Ferizajasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 4:1 Flamurtarin e Prishtinës.
Futbollisti Edon Sadriu është trim i ndeshjes duke shënuar het-trik, ndërsa golin tjetër e ka realizuar Enhar Cakolli.
Pas javës së 12-të, Ferizaj renditet në vend të tretë me 23 pikë apo ka një ndeshje më shumë se lideri Prishtina e Re që ka 26 pikë.
Flamurtari zë vendin e shtatë më 12 pikë të mbledhura.