Futbollisti Erjon Çeta është operuar me sukses dhe pritet së shpejti të kthehet në fushën e gjelbër, që ta ndihmojë FC Istogun.
“Mesfushori i FC Istogut Erjon Çeta është operuar më sukses, ku në perballjen kundër Trepçës kishte pësuar lëndim të rëndë.
Pas rezonancës magnetike u bë e ditur se lojtari kishte këputur ligamentet e këmbës së majtë.
Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejtë Erjonit, dhe rikthim në fushat e gjelbërta”, njofton FC Istogu, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.
Istogu aktualisht renditet në vend të nëntë me 10 pikë pas 11 jave të luajtura.