Sot në Tetovë Shkëndija përballet me Tikveshin në duelin e xhiros së 13-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
"Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e 8-të kampionale në elitën e futbollit vendor dhe diçka të tillë pritet ta bëjmë të shtunën në Tetovë. Xhiroja e 14-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut na rezervon përballje me Tikveshin.
Skuadra synon të ndërpresë serinë e tre ndeshjeve pa fitore (barazime me Brerën e Voskën dhe humbje nga Struga) dhe ekipi gjithë javën është stërvitur për të kaluar me sukses këtë përballje.
Tikveshi në Tetovë vjen si gjysmëfinalist i Kupës, pasi në mesjavë kaluan Brerën pas ekzekutimit të penaltive. Lodhja duhet të jetë pengesë e tyre, pasi edhe fundjavën e shkuar zhvilluan një duel të vështirë e me shumë polemika me Gostivarin (2:2). Me 16 pikë të tubuara mbajnë vendin e 6-të në renditje me efekt prej 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve.
Skuadra
Erald Çinari mungon shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja me Strugën. Futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen me Tikveshin (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani)", njofton Shkëndija.
Përballja Shkëndija-Tikveshi zhvillohet të shtunën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.