Serhou Guirassy mund të ndryshojë ambient në janar.
Sulmuesi i Stuttgart-it po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa në dhjetë ndeshje në Bundesliga ka realizuar 14 gola, duke u renditur në vend të dytë si golashënuesi më i mirë i momentin, pas Harry Kane me 15 gola.
Sipas raportimeve nga Anglia kjo formë ka tërhequr vëmendjen e Tottenham-it, me klubin e “Spurs” që është gati të hidhet në sulm që në merkaton e dimrit për të siguruar shërbimet e yllit të Stuttgart-it.
Megjithatë, që të bëhet i mundur ky transferim, Tottenham duhet të paguajë klauzolën e lirimit të Guirassy, e cila aktualisht është 15 milionë euro,