Bucaliu, një emër që po vjen 

Futboll

Bucaliu, një emër që po vjen 

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:19
Albrim Bucaliu

Albrim Bucaliu, një emër që po vjen në futbollin e Kosovës.

Ai nuk ka më shumë se 19 vjeç por po tregon lojëra të mira sidomos u shqua në fitoren e Ferizajt me rezultat 4:1 ndaj Flamurtarit të Prishtinës.

Klubi i Ferizajt mburret me këtë talent. 

“Në një moment emocionues, talenti ynë i ri, Albrim Bucaliu në rolin e mesfushorit defanziv ka bërë debutimin e tij të merituar në skuadrën e parë kundër Flamurtarit.

Ditën e debutimit, ai ka shfaqur siguri në pozicionim, ka ndaluar sulmet kundërshtare dhe ka shfaqur një kuptim të thellë të lojës së qëndrimit. Nga ky moment, ai ka bërë një hap të madh drejt afirmimit në ekipin e parë dhe ka lënë një impakt të ndjeshëm në lojën e skuadrës.

Ky debutim ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të talentit brenda klubit tonë dhe ka nxitur shpresat për një të ardhme të ndritur futbollistike.

Tani, të gjithë shpresojmë se ky talent i ri do të vazhdojë të rritet dhe të shfaqë një kontribut të konsoliduar në lojën e skuadrës së parë”, mburret FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat