Skuadra e Baselit (U19) nga Zvicra për në ndeshjen e kthimit të UEFA Youth League, (Liga e kampionëve për të rinj), do të udhëtojn në Zagreb me dy gola epërsi.
Në ndeshjen e parë në stadiumin “St Jacob”, Baseli i kapitenit Erdin Ismaili festoi me rezultat 2-0, kurse ndeshja e kthimit do të luhet më 29 të këtij muaji me fillim nga ora 14:00.
Fituesi i përgjithshëm do të sigurojë plasmanin në play-off, respektivisht në të 1/16-ën e finales.
Baseli që në pjesën i shënoi dy gola dhe më nuk pati ndryshim të rezultatit.
Edhe në këtë ndeshje nga fillimi e deri në fund luajti Erdin Ismaili me prejardhje nga Hasanbegu i Shkupit. Ai sërish ishte një lider i vërtetë në fushë, pasi është edhe kapiten. Kjo është ndeshja e tretë e Baselit që shënon fitore pa gol të pranuar (dy kundër Gentit dhe kjo me Dinamon).
Baseli luajti më këtë përbërje: Pfeiffer – Jordan (90. Chirao), Ismaili, Akahomen, Tröndle – Soë Garcia (55. Senaya), Xhemalija, Onyegbule (77. Frokaj) – Beney (46. Ryter), Kayombo (55. Akale).