Supersfida midis Egnatias dhe Partizanit hap javën e 13-të të Superiores, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për të udhëhequr të vetëm kampionatin.
Rrogozhinasit vijnë në këtë takim nga fitorja përballë Erzenit fundjavën e kaluar me rezultatin minimal, 0-1.
Nga ana tjetër, “demat” regjistrojnë gjashtë fitore radhazi dhe sot do të synojnë dhe të shtatën.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Lila, Malota, Xhemajli, Musta, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Duamena, Spahiu, Paulauskas.
Trajner: Edlir Tetova
PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj, Mehmeti, Rrapaj, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj.