Është ndërprerë ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit, pasi që një lojtar ka humbur ndjenjat në fushë.
Bëhet fjalë për Raphael Dwamenan, i cili ishte duke ecur në fushë dhe më pas bie pa ndjenja, raporton KosovaPress.
Dwamena humbi ndjenjat në minutën e 25’ të ndeshjes, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe fatmirësisht, ai arriti të përmendej, ndërsa më pas u dërgua menjëherë me ambulancë në spital.
28-vjeçari ka shfaqur edhe më parë probleme me zemrën dhe një rast i ngjashëm ka ndodhur me të edhe në sezonin e kaluar.