Kthesa në rezultat, Liria barazon me rivalin e vjetër, Prishtinën

Futboll

Kthesa në rezultat, Liria barazon me rivalin e vjetër, Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Prishtina

Prishtina ka barazuar me rezultat 2:2 me Lirinë, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Autorë të golave për Prishtinën janë Blesa (3’) e Kryeziu (9’), kua avancuan me rezultat 0:2.

Pjesa e dytë ndryshoi rrjedhën e lojës.

Liria ka zbutur rezultatin në minutën e 75-të me golin e Stafës që ka shënuar nga penalltia. ]

Në minutën e 83-të, prizrenasit barazuan, autor i golit Megameno. 

Në minutën e 90+7, Prishtinën e shpëtoi tërthorësja.

Prishtina renditet në vend të pestë me 18 pikë e Liria është në fund me 9 sosh.

Liria është në krizë të thellë të rezultateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat