Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ka zhgënjyer me rezultat në Strumicë.
Brera ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Struga Trim Lum në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit maqedonas.
Futbollisti Ribaudo ishte fatal për mysafirët, duke shënuar në minutën e 8-të dhe 45+1.
Neziri ka shënuar në minutën e 71-të për Strugën.
Brera është në vend të pestë me 19 pikë e Struga në të tretin me 27 sosh.