Milani nuk ka arritur më shumë se një pikë ani se ka avancuar me rezultat 0:.2 në pjesë e parë.
Lecce këndellet në pjesën e dytë dhe ka barazuar me rezultat 2:2 me Milanin, në takimin e javës së 12-të të Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, djali nga Kosova, ka luajtur titullar dhe ka treguar lojë shumë të mirë.
Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45-të.
Giroud (28') e Reijnders (35') shënuan për Milanin dhe Sansone (66') e Banda (70') realizuan për Leccen.
Në minutën e 90+3, Giroud i Milanit ndëshkohet me karton tl kuq.
Milani është në vend të tretë me 23 pikë e ka 9 pikë më shumë se Lecce që gjendet në vend të 13-të.