“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur”, shkruan Armand Duka në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e Raphael Dwamenas, sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias.
Ganezi ndërroi jetë sot në moshën 28-vjeçare pas rrëzimit në fushë në takimin kundër Partizanit në “Demrozi Arena”.
“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.
Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.