Monza-Torino ndajnë pikët në javën e 12-të të Serie A, me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.
Të dyja skuadrat vinin nga fitore, me Monza-n që një javë më parë triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën e Verona-s, teksa Torino fitoi 2-1 ndaj Sassuolo, megjithatë këtë të shtunë dolën me nga një pikë.
Miqtë gjetën rrugën drejt rrjetës me Rodriguez në minutën e 26’, por arbitri Doveri e anuloi për faull, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazim pa gola.
Në minutën e 55’, i asistuar nga Zapata, Ilic shënon dhe kalon Torinon në avantazh.
Megjithatë vetëm dhjetë minuta më pas Monza u kundërpërgjigj dhe barazoi me Colpanin.
1-1 dhe Monza renditet në vend të nëntë me 17 pikë, teksa Torino ngjitet në vend të 11-të me 16 pikë.