Kampionati turk ka regjistruar sot një rezultat të papritur, pasi kryesuesit e Gallatasarajt, kanë pësuar një humbje përballë një ekipi i cili nuk është një rival direkt i tyre në renditje.
Gallatasaraj është mposhtur me shifrat 2-1 në fushën e Hatajaspor, e cila tashmë i rrezikon kreun skuadrës së qytetit të Stambollit.
Golat e RIvas dhe Lemkel Ze bënë të pavlefshëm atë të Zaha për Gallatasarajn, duke i dhënë tre pikë të vlefshme skuadrës së Hatajaspor e cila është në mesin e tabelës së klasifikimit.
Pjesë e kësaj skuadre dhe i aktivizuar gjatë të gjithë ndeshjes ishte edhe ish-mesfushori i Partizanit, Masanga-Matondo, i cili është kthyer menjëherë në një lojtar të rëndësishëm për klubin turk që e kërkoi me ngulm gjatë kësaj vere derisa siguroi firmën e tij.