Cruzeiro, skuadra e Belo Horizonte u mposht në minutën e 91-të në “Vila Capanema” ndaj Coritiba, çka provokoi shpërthimin e zemërimit të tifozëve.
Zemërim që kaloi çdo cak të lejuar, vijoi me pushtimin e fushës.
Në tapetin e blertë më pas u regjistruan përplasje të rënda fizike mes fansave, në praninë e Ronaldos - “Fenomenit”, i cili nuk po iu besonte syve…
Dhjetra tifozë sulmuan njëri-tjetrin në fushë, ndërsa policia veproi shpejt, duke përfshirë përdorimin e plumbave të gomës për të frenuar konfuzionin total.
Ndeshja u ndërpre për më shumë se 30 minuta.
Një tifoz i Coritiba mori trajtim në tribunë dhe u largua me barelë drejt spitalit.
Pas më shumë se 30 minutash, loja rifilloi për 6 minutat e fundit. Rezultati, megjithatë, nuk ndryshoi dhe Coritiba fitoi 1-0.