Ditët e fundit në modë është lajmi për rikthimin e mundshëm të Thiago Silvës në Brazil. Vendi i shënuar si “destinacion” për mbrojtësin brazilian është ai i Fluminense, ish-skuadra e tij, e cila e lancoi në futbollin europian disa vite më parë.
Vetë presidenti i klubit brazilian në fjalë, Mário Bittencourt, është shprehur në lidhje me transferimin “fantastiko-shkencor” dhe duket se ka ide të qarta: “Tani dihet për të gjithë se jam përpjekur ta bind disa herë të kthehet mes nesh dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.
Thiago Silva është një sportist i nivelit shumë të lartë.
Ne duam që të luajë këtu sezonin e ardhshëm. Unë dua ta sjell këtu, do të bëj gjithçka, por i takon atij që të dëshirojë të vijë”.
Thiago Silva, një nga shtyllat e mbrojtjes së Chelsea, ka kontratë që i skadon në fund të sezonit aktual me blutë e Pochettino dhe me shumë gjasa do të largohet nga Londra.