Ndeshjet e fundit kanë ngritur mjaft pikëpyetje te Barcelona.
Paraqitja e skuadrës dhe rezultatet kanë qenë zhgënjyese dhe kjo e ka detyruar Xavin t’i kthehet dhe njëherë modelit të tij.
Ksavi përfitoi nga seanca për të përshkruar një njëmbëdhjetëshe titullarë me disa pyetje ende për t’u përgjigjur. Dy janë zgjidhur tashmë: mungesa e De Jong-ut që ende nuk është rikuperuar (mund të kthehet në fund të nëntorit) dhe çështja e Pedrit.
Kundër Alaveshit duhet reagim dhe fitore dhe Ksavi e di më mirë se kushdo tjetër. Mungesa e Gavit të pezulluar e detyron trajnerin të rindërtojë mesfushën. Trajneri spanjoll dyshon sërish për vendosjen e Oriol Romeut, i cili do të shoqërohet nga Pedri.
Ndjesitë, pavarësisht nëse ai ndihet i lodhur apo jo, do të vendosin nëse ai do të krijojë treshen e mesfushës me Gyndoan apo me Fermin Lopez. Megjithëse nuk mund të përjashtohet, që ai të zgjedhë një mesfushë me katër lojtarë.
Sa i përket sulmit, Ksavi do të luajë me tre lojtarë të deklauar, ku Levandovski në majën e sulmit do të mbështetet nga Zhoao Feliks në të majtë dhe Rafinja në të djathtë.