Kur kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” vazhdojnë të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve.
Niveli i sigurisë për këtë ndeshje është rritur dhe policia e Kosovës ka bllokuar të gjitha hyrjet që çojnë për tek stadiumi.
Nga pamjet që sjellë KosovaPress, shihet se hymja nga Kafet e Vogla, ajo tek New Born dhe Sheshi 21 mbeten të mbyllura.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraeli nis nga ora 20:45.