Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ervin Bulku do të përballet me Irlandën në vendin tonë në kualifikueset e Europianit U-19, ku do të synohet “Elite Round”.
Gjithsesi te ishullorët është grumbulluar dhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Roko Vatën, djalin e kapitenit legjendar të Kombëtares, Rudi Vata.
Ai ka treguar një formë mjaft të mirë me Sëlltikun dhe për këtë arsye Irlanda nuk është menduar dy herë që ta thërrasë 18-vjeçarin.
Roko do të përballet me kuqezinjtë të mërkurën e 15 nëntorit, në orën 14:00.