Real Madridi mori një fitore bindëse 5-1 ndaj Valencias të shtunën në mbrëmje, një rezultat që i ka kthyer ata dy pikë larg Girona-s kryesuese në renditjen e La Ligas.
Ishte një paraqitje perfekte kolektive nga Los Blancos.
Dani Carvajal shënoi brenda tre minutave, ndërsa Vinicius dhe Rodrygo fundosën Vlencia-n me nga dy gola secili.
Pavarësisht kësaj, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pranoi pas ndeshjes se kishte bërë një gabim me zgjedhjet e formacionit titullar.
“Luka Modric duhet të ishte titullar sot, jam treguar i padrejtë. Kjo është ajo që ndodh kur ke një skuadër kaq cilësore”.
Modric ka qenë i pakënaqur me aktivizimin e tij të pakët deri më tani këtë sezon, por me Aurelien Tchouameni të dëmtuar për momentin, kroati mund të gjejë më shumë hapësira në ndeshjet e ardhshme.