Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të hapet për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Pak para fillimit të ndeshjes, në mbështetje të lojtarëve ka dal kampioni i Kosovës Ballkani që përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e madhe për futbollistët.
“Sonte Kombëtarja e Kosovës e zhvillon duelin e radhës kualifikues, ndaj Izraelit.
Ballkani i uron suksese djemve tanë përfaqësues të shtetit, duke i dëshiruar paraqitje sa më të mirë. Me ty gjithmonë, Kosovë”, thuhet në shkrimin e skuadrës nga Suhareka.