Skuadra e Kosovës së Duseeldorfit është në festë, pasi ka triumfuar në derbin e madh të Bezirksliga, me rezultat 3:1 ndaj RSV Eller 04.
Kuqezinjtë treguan angazhim të madh duke iu shpërblyer me tre pikë të rëndësishme.
“Shpirti luftarak i klubit tonë u tregua edhe njëherë.
Në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij sezoni ekipi ynë tregon se për çka po lufton, dhe tre pikët e radhës qëndrojnë në shtëpinë tonë dhe vazhdojmë para.
Me golat e shënuar nga Max Steplmach (23’) Ferdi Acar (70’) dhe Khalid Al-Bazaz (87’) klubi ynë kalon në vendin e dytë me tre pikë pas vendit të parë.
Faleminderit për përkrahjen e juaj dhe shihemi ndeshjen e radhës kundër TV Kalkum”, njofton FC Kosova.
Pesë ekipet e para
1. SG Benrath-Hassels 14 13 1 0 50:13 40
2. Kosova 14 12 1 1 46:12 37
3. TSV Eller 04 14 12 0 2 52:19 36
4. DJK Gnadental 13 8 3 2 45:23 27
5. TV Kalkum-Wittlaer 14 5 7 2 38:27 22